KUMANOVË

Turqia për Bajram ndihmon skamnorët kumanovar

26.07.2014 17:13

Me rastin e Fitër Bajramit Myftinia e Kumanovës për nevojtarët e kësaj ane ka ndarë ndihma të cilat i ka dërguar Dijaneti i Turqisë në bashkëpunim me Bashkësinë Fetare Islame në Maqedoni.........

Në vigjelje të festës së Fitër Bajramit, sot në Myftininë e Kumanovës u ndanë 200 palo me ndihma për nevojtarë nga Kumanova dhe Likova.

Bëhet fjalë për ndihma të arritura në saje të bashkëpunimit midis Dijanetit  Turqisë dhe Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni.

Ndihma të ngjashme për qytetarë të Kumanovës dhe Likovës sio zakonisht , priten edhe gjatë ditëve të ardhshme nga shoqata të ndryshme.