Botë
Havai, shpërthen vullkani Kaliuea, evakuohen banorët
04.05.2018 10:30
Vullkani në malin Kilauea ka shpërthyer në afërsi të një zone të banuar në ishullin më të madh të Havait...

Vullkani në malin Kilauea ka shpërthyer në afërsi të një zone të banuar në ishullin më të madh të Havait, duke bërë që të shpallet gjendja e emergjencës dhe të evakuohen me detyrim 1700 banorët lokalë.
Autoritetet kanë aktivizuar rezervat e ushtrisë nga rojet kombëtare, për të ndihmuar në evakuimin e mijëra njerëzve. Kryqi i Kuq amerikan ka hapur një qendër për pritjen e të evakuuarve.
Shpërthimi pason një seri tërmetesh të fuqishme ditët e fundit. Një krater vullkanik, i njohur si Puu Oo, u shemb më herët këtë vit, duke derdhur llavë poshtë faqeve të malit e drejt zonave të populluara më pas. Pamjet nga lart tregojnë llavën që rridhte nga një e çarë në një lagje të banuar dhe derdhej nëpër rrugët e saj.
