Botë

Fillojnë kërkimet për Armend Trenën, detajet e fundit nga Lepenci

04.05.2018 11:04

Dje pasdite në lumin Lepenc është gjetur trupi i pajetë i policit Malësor Dashi...

Sot në ora nëntë kanë filluar kërkimet për trupin e dytë të policit të zhdukur tash shtatë ditë, Armend Trena.
 
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, i tha lajmi.net , se deri më tani nuk ka asgjë konkrete, ndërsa kërkimet po vazhdojnë në mënyrë intensive.
 
“Kanë filluar kërkimet në ora 9:00, janë t’u dalë nëpër teren. Për momentin nuk ka asgjë konkrete.
 
Pjesë e ekipes janë gjithë personat që ishin edhe ditë më parë, pjesëtarë të policisë, FSK-së, zjarrfikësit, vullnetarët, Instituti për Menaxhimin e Emergjencave”, ka thënë ai.
 
Malësor Dashi dhe kolegu i tij Armend Trena të shtunë në mbrëmje me veturën zyrtare kanë pësuar aksident dhe kanë rënë në ujë.
 
Që nga e shtuna njësitet e FSK-së, Policisë dhe të zhytësve kanë bërë kërkime në ujë por deri dje nuk është gjetur trupi i asnjërit.