Kulturë
Nobeli në letërsi, vazhdojnë skandalet, fituesi i 2018-s do të shpallet në 2019-n
04.05.2018 13:43
Për herë të parë në 75 vitet e ekzistimit, juria e fshehtë, përgjegjëse për dhënien e çmimit më prestigjioz...

Për herë të parë në 75 vitet e ekzistimit, juria e fshehtë, përgjegjëse për dhënien e çmimit më prestigjioz të botës në letërsi, çmimit Nobel, nuk do të ndajë këtë vjeshtë çmimin për vitin 2018. Fituesi i këtij viti, do të shpallet më vonë, së bashku me atë të vitit 2019.
Skandalet në akademinë suedeze nisën nga afera e ngacmimeve nga fotografi franko-suedez, Jean-Claude Arnault, i cili drejtonte një projekt kulturor të financuar nga Akademia suedeze. Ai akuzohet nga 18 gra për ngacmime seksuale, një pjesë e të cilave kanë ndodhur në prona që i përkasin organizatës.
Në këtë aferë, që është skandali më i madh që prek Nobelin që prej dorëzimit të parë të çmimit prestigjioz në 1901-shin, një nga viktimat është edhe vetë Princesha e Kurorës, Viktoria e Suedisë. Akademia shpjegoi se vendimi u mor për shkak të asaj që e përshkroi si “mungesë të besimit publik”.
Përveç 6 viteve gjatë luftërave botërore, Nobeli nuk është dorëzuar vetëm një herë, në 1935-n për arsyen se nuk u arrit të gjendej asnjë fitues i denjë për të.
