Maqedoni
Rasti “TNT” shtyhet për më 11 qershor. Mungoi Zafirovska, është sulmuar më 1 maj
04.05.2018 14:14
Është shtyrë për më 11 qershor seanca për rastin “TNT”, pasi në gjykimin e sotëm nuk erdhi e akuzuara, Marika Zafirovska....

Ajo më 1 maj është sulmuar në shtëpinë e saj të pushimit në Katllanovë dhe mungesën e arsyetoi me pushim nga mjeku. Në gjykatë erdhën sot të akuzuarit e tjerë, ish-kryeministri Gruevski, ish-ministri Janakievski dhe ish-kryetari i Gazibabës, Trajkovski. 7 persona janë të dyshuar në rastin “TNT”.
Sipas Speciales, ata në vitin 2011 për revanshizëm politik rrënuan objektin e kundërshtarit të tyre, Fiat Canovskit, duke i shkaktuar dëm material prej 16 milionë eurosh personalisht Canovskit, ndërsa buxhetit komunal të Gazibabës, një dëm prej 3 milionë denarësh.
Edhe në këtë rast, mbrojtja e të dyshuarve kërkoi ndërrimin e gjykatësve dhe këshillit gjyqësor, me arsyetimin se mund të jenë pjesë e gjykatësve për të cilët PPS thonë se janë përgjuar. Kërkesa u hodh poshtë si e pabazë edhe nga kreu i Gjykatës Penale - Shkupi 1 edhe nga Gjykata e Apelit.
