Ekonomi
Elezi: Banka Botërore me diagnostikë sistemore për Maqedoninë
04.05.2018 15:20
Në ministrinë e Financave sot u mbajt një takim me zyrtarë të lartë të Bankës Botërore dhe me ministrant e ekzekutivit të Maqedonisë...

Në ministrinë e Financave sot u mbajt një takim me zyrtarë të lartë të Bankës Botërore dhe me ministrant e ekzekutivit të Maqedonisë, ku BB prezantoi konstatimet e Diagnostikës sistemore për Maqedoninë.
Diagnostika synon të shqyrtojë pengesat dhe mundësitë për rritje inkluzive dhe të qëndrueshme të vendit dhe për të identifikuar prioritetet në politikë.
Pas diagnostifikimit të gvjendjes, Banka Botërore do të fillojë përgatitjen e një strategjie të re për partneritet me vendin, e cila ka për qëllim mbështetetjen e rritjes ekonomike dhe prosperitetin.
Ministri I financave, Tevdovski, theksoi se prioritet i qeverisë është pikërisht përmirësimi i standardit jetësor të qytetarëve përmes rritjes inkluzive dhe të qëndrueshme ekonomike. Qeveria punon për të siguruar përparimin ekonomik dhe vlerëson bashkëpunimin me BB në të gjitha sferat.
Ministritë janë duke punuar në reformat që synojnë përmirësimin e standardit të jetesës për të gjithë qytetarët në Maqedoni. Kjo përpjekje për rritje inkluzive dhe për një shoqëri më të mirë shihet në masat e përfshira në bashkëpunim nga bashkëpunimi mes Bankës Botërore, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale.
Nga këto projekte dalin përmirësime të kushteve në kujdesin e fëmijëve, politikat sociale, masat për rritjen e punësimit dhe rritje të produktivitetit të punëtorëve maqedonas.
