Maqedoni
Trajtime me rastin e Ditës së Policisë, Spasovki: Policia, më pranë qytetarëve
04.05.2018 17:41
Me rastin e Ditës së Policisë së Maqedonisë, Njësia Speciale e MPB-së mbajti një demonstrim në Kazermat "Gjorçe Petrov"...

Me rastin e Ditës së Policisë së Maqedonisë, Njësia Speciale e MPB-së mbajti një demonstrim në Kazermat "Gjorçe Petrov". Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, theksoi se kjo taktikë është një nga mënyrat për ta sjellë policinë më afër qytetarëve.
“Në kazermën “Gjorgje Petrov”, në bazën e Njësisë Speciale, mbajtëm një ushtrim taktik, i cili është një nga mënyrat që forcat policore të jenë më afër qytetarëve të Maqedonisë. Lidhja midis qytetarëve dhe policisë së Maqedonisë duhet të forcohet dhe rinovohet për të qenë sa më të sigurtë dhe më të përfshirë në sistemin e sigurisë”,- deklaroi Oliver Spasovski nga MPB.
Studentët nga Fakulteti i Sigurisë, Instituti për Mbrojtje dhe Paqe, studentë nga Qendra e Trajnimit, ishin prezentë për të marrë këshilla mbi njësitet speciale dhe mënyrën e komunikimit mes policisë dhe qytetarëve.
Festimi i Ditës së Policisë do të vazhdojë nesër në Ohër dhe të dielën në Shtip. MPB i fton të gjithë qytetarët të marrin pjesë në këto manifestime dhe të konfirmojnë gatishmërinë e punonjësve të policisë.
SEDAT SELIMI
