Maqedoni
ShVL – UÇK, më 5 maj nderime dëshmorëve - martirëve
04.05.2018 18:49
ShVL–UÇK njofton familjet e dëshmorëve-martirëve...

ShVL–UÇK njofton familjet e dëshmorëve-martirëve, bashkëveprimtarët, bashkëluftëtarët, të plagosurit e lirisë, atdhetarët e subjekteve politike e jopolitike, që më 5 maj të marrin pjesë në shënimin e Ditës së Dëshmorëve - Martirëve.
Nderimet do të fillojnë në orën 9 dhe do të përfundojnë në orën 16.00, te Kompleksi Memorial i UÇK-së - Brigada 112 Mujdin Aliu, pranë teqesë në Tetovë. Ato do të zhvillohen sipas orarit të caktuar nga 6 Brigadat e UÇK-së kombëtare.
