Erdogan do të maj tubim në Sarajevë
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se do të mbajë tubim me votuesit turq në Sarajevë....

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se do të mbajë tubim me votuesit turq në Sarajevë.
"Në një mjedis, ku disa vende janë duke shqyrtuar nëse do të na mundësojnë të bëjmë fushatë, më me ëndje shoqërohemi me qytetarët tanë në Bosnje dhe Hercegovinë. Do të vijmë në Bosnje së bashku me qytetarët tanë nga vendet evropiane", ka deklaruar tha Erdogan.
Megjithatë, në Ambasada e Turqisë në Bosnje dhe Hercegovinë për Radion Evropa e Lirë kanë deklaruar se nuk kanë ende konfirmim zyrtar për vizitën e presidentit turk. Një informacion të tillë nuk e ka as ambasada e Bosnjës në Turqi. Disa vende evropiane ua kanë ndaluar politikanëve turq të organizojnë mitingje dhe fushata në territorin e tyre.
Sipas gazetës Hurriyet, tubimi i Erdoganit në Sarajevë mund të mbahet më 20 maj, pasi më 24 qershor, do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Turqi.
