IOM, janë riatdhesuar 10 000 migrantë nga Greqia
Më shumë se 10 000 migrantë që kishin mbërritur në Greqi dy vitet e fundit.....

Më shumë se 10 000 migrantë që kishin mbërritur në Greqi dy vitet e fundit, janë kthyer vullnetarisht drejt vendeve të tyre të origjinës, shumica në Pakistan, Irak dhe Afganistan, njoftoi dje Organizata Botërore për Imigracionin-IOM.
Më shumë se tre të katërtat e përfituesve të këtyre programeve të riatdhesimit, të financuara nga BE-ja, janë burra, theksoi IOM-ja. Bëhet fjalë për persona të riatdhesuar mes qershorit 2016 dhe prillit 2018. IOM ofron programe për kthimin e të zhgënjyerve nga migracioni, të cilët kuptojnë se nuk mund ta rregullojnë dot situatën e tyre ose në kuadër të azilkërkuesve që janë të dekurajuar nga ngadalësimi i procedurave dhe kushtet e tyre të jetesës në qendrat ku mbahen.
