Korea e Veriut ndryshon orën, matja e kohës përshtatet me atë në jug

05.05.2018 13:39

Në kuadër të përpjekjeve për ndërtimin e mardhënieve të mira mes dy Koreve...

Në kuadër të përpjekjeve për ndërtimin e mardhënieve të mira mes dy Koreve, Korea e Veriut ka vendosur të ndryshoj edhe orën duke e përshtatur me korenë e Jugut.

Peniani nuk do të ketë orën e tij, por e ka ndryshuar atë duke e çuar gjysmë orë para, aq sa është ora lokale e Koresë së Jugut. Lëvizja e akrepave përpara është vendosur nga Presidiumi i Asamblesë Supreme të Popullit dhe hyri në fuqi sot. Dy liderët e koreve u takuan javën e shkuar duke ‘shkrirë akujt’ mes tyre dhe duke sjellë një frymë të re në marrëdhëniet dypalëshe.