Besimi, përmbushja e agjendës evropiane prioritet
Maqedonia po rezikonë të humbë statusin kandidatë të BE, jo për faktin se nuk po zgjidh cështjen e emrit, por për ngecjen e reformave dhe mosjetsimin e parimeve themelore të MO, në institucionet shtetërore..........

Maqedonia po rezikonë të humbë statusin kandidatë të BE, jo për faktin se nuk po zgjidh cështjen e emrit, por për ngecjen e reformave dhe mosjetsimin e parimeve themelore të MO, në institucionet shtetërore.
Kjo i ju është bërë e njohur dy ministrave me kompetentë për eurointegrimin e vendit në BE dhe NATO, gjatë takimit që ata kanë realizuar me zyrtarët e lartë të BE-së. Kështu shprehet analisti politikë Ismet Ramadani, duke shtuar se këtë situatë më shumë e komplikonë edhe mungesa e dialogut politikë, ku parlamenti bojkojtohet nga opozita më e madhe, reformat në gjyqësorë si dhe gjendja me lirinë e medieve.
“Edhe njëher pra ju bë me dije se detyrat e shtëpisë qeveria e Maqedonis nuk është duke I kryer dhe nuk është duke avancuar integrimin dhe afrimin me BE. E para që është shumë më e ndijshme raportet ndëretnike dhe jetsimi I MO dhe ata po mendojnë se nuk po jetsohen parimet themelore të MO-së. Dhe kjo po reflektonë në mardhënie të këqija ndëretnike” – tha analisti politik, Ismet Ramadani.
Ramadani tejkalimin e kësaj situate e shehë në një qeveri të gjërë, dhe më pasë të kthehet agjenda euroatlantike e NATO dhe BE, nga na e aktorëve vendas politikë.
“Definitivishtë ka ardhurë koha që në Republikën e Maqedonisë, për një periudhë 5-6 mujore të krijohet një qeveri me formatim më të gjërë dhe të shkohet në zgjedhje ku do të ketë legjitimitet të institucioneve, qeverisë të cilës I besohet. Dhe atëher të kërkohen shanca për një hapë plusë drejtë integrimeve drejtë BE-së dhe NATO-s. Përndryshe kështu me parulla nacionaliste, me qëndrime anti shqiptare, anti NATO sidomosë në palën maqedonase ku janë më të zëshme, nuk ka ndonjë progresë – deklaroi analisti politik, Ismet Ramadani.
Për vazhdimin e reformave në Bruksel ka folurë edhe vetë Zëvendëskryeministri për eurontegrime Fatmir Besimi në mbledhjen e Këshillit për Stabilizim dhe Asocim, ku ka thënë se integrimet euro-atlantike mbeten prioritet strategjik i qeverisë, vazhdimi i reformave në implementimin e prioriteteve nga Raporti i progresit dhe konkluzionet e Këshillit të Evropës, siç janë reformat në gjyqësi dhe forcimi i besimit në institucione, të drejtat e njeriut, liria e të shprehurit, dialogu politik, marrëdhëniet e mira ndëretnike dhe marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore. (Afrim Tanallari, TVM2)
