Zaev: Problemi me emrin, të dyja palët qëllim të sinqert për zgjidhje

05.05.2018 14:52

Kryeministri Zoran Zaev ka komentura takimin e djeshëm ndërmjet shefave të diplomacisë së Maqedonisë dhe Greqisë....

Kryeminsitri Zoran Zaev shprehet i biundur në seriozitetin dhe vendosmërinë e dy vendeve për zgjidhjen e shpejtë të kontestit me emrin.

Zaev tha se Minsitri i punëve të jashtme Nikolla Dimitrov e ka njoftuar lidhur me takimin me shefin e diplomacisë greke Nikos Koxias në Selanik, dhe ai vlerëson se është bërë përparim në pjesën e kreativitetit për gjetjen e zgjidhjes, duke ruajtur dinjitetin e të dyja palëve. Sipas tij marrveshja do ti hapte Maqedonisë dyert drejt Bashkimit Evropian dhe Natos.

“Jam i bindur se për shkak të kreativitetit dhe përkushtimit të dyja palëve në procesin e bisedimeve mundemi përfundimisht të frymojmë me një problem më pak që gjithsesi është një nga problemet e mëdha në vend që do të hapë dyert e NATO-s dhe BE-së, por gjithsesi është me rëndësi të mos çnderohemi apo të jemi të nënçmuar ashtu si edhe pala greke. Jam i bindur se pasi kemi ardhur deri këtu, të dyja palët kanë qëllim të vërtetë dhe të sinqertë që zgjidhin problemin” – u shpreh kryeministri Zoran Zaev.

Por gjithsesi kryemisnitri Zaev tha se tani për tani ato që janë diskutuar janë vetëm ide në tavolinë të cilat vazhdojnë të analizohen. 

Dimitrov dhe Koxias më 12 maj në Athinë do të kenë takim me ndërmjetësin Metju Nimic. Dimitrov pas takimit në Selanik tha se dallimet kryesore kanë të bëjnë me kërkesën e pales greke për ndryshimin e kushtetutës, dhe çështjen e gjërësisë së përdorimit të emrit për të cilin do të bien dakord të dyja palët.

Ndërsa Koxias nga ana e tij ka vlerësuar se në bisedimet e Selanikut ka pasur përparim të caktuar. Sipas tij pala greke ka bërë hapin e vet ndërsa tani i takon Maqedonisë të dëshmojë vullnet politik dhe guxim.(Gyltene Sinani, TVM2)