Shënohet dita ndërkombëtare e infermierëve
Kjo ditë, e cila është simbol i përkushtimit, kujdesit shëndetësorë....

Kjo ditë, e cila është simbol i përkushtimit, kujdesit shëndetësorë dhe detyrave të posaçme të cilat kanë infermieret nëpër botë, është e rëndësishme, e rrespektivisht shënohet edhe në Maqedoni.
Me aktivitete të shumta si seminare, lexime të temave të ndryshme të studentëve dhe motrave medicinale, si dhe konferenca nga më të ndryshmet, u prezantuan edhe këtë vit shumë nga shoqatat përkatëse.
Në spitalin e specializuar për obstetrikë dhe gjinekologji “Nëna Terezë”, shoqata e “motrave medicinale, teknikët, dhe akusheret” u mblodhën për të biseduar rreth çështjeve problematike, përparsive, dhe detyrave të motrave medicinale, posaçërisht akushereve.
“Shoqata e motrave medicinale këtë vit jep një akcent të vecantë ditës së akushereve, edhe pse vitet e tjera, për këtë manifestim më shumë kemi qën te koncentruar në ditën e fundit, dmth 12 majin ditën e motrave medicinale, por akusheret si një factor shumë i rëndësishëm në sistemin e shëndetësisë, sot do njoftohen me ligjerata profesionale , dhe me paraqitjen e tyre do ju drejtohen kolegeve duke spjeguar për rrolin e tyre sot, si dhe rreth asaj qka është strategjike rreth profesionit të akusherisë më tutje.” – tha Gordanka Belshiovska, motër medicinale.
Tema e Javës internacionale këtë vit është “Zëri që udhëheq” (për infermieret) dhe “Nënat me familjet – partnere për jetë”. (Fjolla Telai, TVM2)
