KULTURË

Nisi vera kulturore kërçovare për gurbetçarët

26.07.2014 17:45

Në natën e parë të këtij manifestimi u hap ekspozita e artit figurativ të Shoqatës së piktorëve “Draudacum”, e cila në foajenë e Pallatit të Kulturës në Kërçovë do të qëndrojë e hapur deri më 1 gusht....

Mbrëmë në pallatin e kulturës në Kërçovë filloi Vera kulturore e Kërçovës të cilën e shpalli të hapur kreu i kësaj komune Fatmir Dehari.

Në natën e parë të këtij manifestimi u hap ekspozita e artit figurativ të Shoqatës së piktorëve “Draudacum”, e cila në foajenë e Pallatit të Kulturës në Kërçovë do të qëndrojë e hapur deri më 1 gusht.

Me prezencën e tij këtë eveniment e madhështoi piktori i madh shqiptar me origjinë nga Kërçova Omer Kaleshi.