Dojran, Ivanov pret homologun bullgar, Radev
Presidenti Gjorge Ivanov, sot në Dojran do të realizon takim me presidentin bullgar Rumen Radev....

Presidenti Gjorge Ivanov, sot në Dojran do të realizon takim me presidentin bullgar Rumen Radev, i cili do të qëndrojë për vizitë pune në Maqedoni.
“Republika e Maqedonisë dhe Republika e Bullgarisë kanë dialog të vazhdueshëm politik dhe marrëdhënie të shkëlqyeshme bilaterale që i karakterizon miqësia tradicionale, ishte konstatimi i përbashkët i të dy presidentëve, gjatë vizitës zyrtare të presidentit Radev në Republikën e Maqedonisë në shkurt të këtij viti”.
Shefi i shtetit të Maqedonisë Gjorge Ivanov me ftesë të presidentit bullgar Radev në qershor do të qëndrojë për vizitë zyrtare kthyese në Republikën e Bullgarisë, thonë nga Kabineti i Ivanovit.
