Francë, protesta anti Macron

06.05.2018 13:38

Mbi 100 mijë persona protestuan në Paris kundër politikave të presidentit Emmanuel Macron....

Mbi 100 mijë persona protestuan në Paris kundër politikave të presidentit Emmanuel Macron.

Gjatë protestave nuk munguan as përleshjet sporadike me policinë, sidomos prej grupeve anarkiste të maskuar. Agjentët e ndërhyrjes së shpejtë nisën t’i sprapsnin protestuesit me gaz lotsjellës. Prefektura, raportoi Le Monde, hapi një hetim dhe do të përdorë filmimet video për të identifikuar ata që janë përgjegjës për dëmtimin e një makine të Radio Francës.

Katër prej demonstruesve u arrestuan, të gjithë për posedim të mjeteve të ndaluara, duke përfshirë thika dhe çekiç. Protestuesit mbanin në duar karikatura ironike të presidentit Macron, si Macron-Jupiteri; Macron-Dracula dhe Macron-Napoleoni, si një formë e veçantë e të treguarit “rezistencë” kundër reformave të vendosura nga kreu i Elysse, i zgjedhur një vit më parë.