Liban, zgjedhje parlamentare pas rreth një dekade
Libanezët po votojnë sot në zgjedhjet e para parlamentare, që prej vitit 2009...

Libanezët po votojnë sot në zgjedhjet e para parlamentare, që prej vitit 2009.
Në këto zgjedhje të drejtë vote kanë mbi 3.6 milionë banorë, ndërsa në garë për parlamentin prej 128 ulësesh janë rreth 600 kandidat.
Analistët po vëzhgojnë nga afër performancën e partisë së kryeministrit Saad al-Harir, Lëvizja për të Ardhmen dhe lëvizjen Hezbollah që mbështetet nga Irani. Rezultatet e këtyre zgjedhjeve pritet të shpallen më 7 maj. Zgjedhjet po mbahen nën masa të larta të sigurisë dhe po vëzhgohen nga mbi 100 vëzhgues të Bashkimit Evopian.
Presidenti libanez, Michel Aoun gjatë një adresimi televiziv bëri thirrje për unitet kombëtar. Në Libani aktualisht ndodhen të strehuar rreth 1.5 milion sirianë të zhvendosur nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës civile shtatëvjeçare.
