Prej 1 gusht zvogëlohet çmimi i ngrohjes qëndrore
Prej më 1 gusht për më pak se 10 përqind pritet të zvogëlohet çmimi i ngrohjes qëndrore.......

Prej më 1 gusht për më pak se 10 përqind pritet të zvogëlohet çmimi i ngrohjes qëndrore. Komisionit Rregullator për Energjetikë tashmë i ka marrë llogarit nga kompanit që merren me prodhimin, furnizimin dhe distribuimin me këtë lëndë për ngrohje. Qytetarët e anketuar e janë me mendime të ndara, disa e përshëndesin këtë hap e të tjerët shprehen të pakënaqur me përqindjen e zbritur.
“Po besoj që është një lajm i mirë,duke e patur parasysh në përgjithësi gjendjen shoqërore-ekonomike kjo ka me i ndihmuar shumë qytetarëve”.
“ 10 përqind është pak po të ishte për 20-30 përqind mirë, po me 10 përqind nuk ka dallim të madh, thjesht kthehen gjërat si kanë qenë më parë, paguhet gjatë tërë vitit ndërsa efekti është zero”.
“ Nuk shfrytëzoj pasi është shumë shtrenjtë”
“ Është pozitive për popullin, do të na konvenoj”.
“ Edhe me 10 përqind zbritje sërisht është shumë, tek ne është më shtenjtë se në botë” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.
Me propozim të Komisionit Rregullator për energjetikë të gjithë konsumatorët e ngrohtores ‘Ballkan Enerxhi Grup’,‘Shkup Veri’ dhe shfrytëzuesit e shërbimeve të kompanisë ELEM-it do të paguajnë fatura më të lira për ngrohje.
“Një banesë me sipërfaqe prej 60 metra katrorë, me fuqi të instaluar ngrohëse prej 7.5 kë fuqi dhe harxhime vjetore prej 9000 kë, do të ketë ulje të çmimit varësisht se prej cilës ngrohtore shfrytëzojnë shërbimet”. (Vlora Latifi - Topojani, TVM2)
