Ihor Movenko, dy vite burg sepse shkroi Krimea është Ukrainë

06.05.2018 14:35

Një gjykatë ruse i ka shqiptuar dy vjet burg...

Një gjykatë ruse i ka shqiptuar dy vjet burg, aktivistit nga krimea Ihor Movenko për shkak  se ka shkruar në rjetet sociale “Krimea është Ukrainë”.

Ihor Movenko është shpallur fajtor nën akuza për ekstremizëm, nga një gjykatë në Sevastopol, territor që kontrollohet nga Rusia. Ai është dënuar për shkak se në një grup në rrjetin social Vkontakte më vitin 2016 ka shkruar “Krimea është Ukrainë”. “Nëse nuk gabohem, kjo është hera e parë që dikush është dënuar me burg, për shkak të komenteve në mediat sociale”, ka thënë Darya Sviridova, anëtare e grupit ukrainas të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut.

“Duket që një qytetar ukrainas po persekutohet sepse ka qëndrim pro-Ukrainës në një territor të okupuar”, ka shtuar ajo.

Avokatja mbrojtëse e Movenkos, Oskana Zheleznyak ka njoftuar se do të apelojnë këtë vendim. Organizatat për të ndrejtat e njeriut vlerësojnë se që nga aneksimi rus i Krimesë në mars të vitit 2014, situata e të drejtave të njeriut në gadishullin ukraians është përkeqësuar.