Ivanov priti presidentin bullgar, Radev. Nderime ushatrëve bullgar të rënë në Strumicë
Thellimi I marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe Bullgarisë është priuoritet i të dyja vendeve....

Thellimi I marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe Bullgarisë është priuoritet i të dyja vendeve u theksua në takimin mes presidetit Gjorgje Ivanov me homologun e tij bullgar Ruman Radev, në Dojran.
Ivanov ka shprehur shpresë se Bullgaria si kryesuese aktuale me BE-në, do të vazhdon të mbështes proceset integruese të Maqedonisë, pas marrjes së rekomandimit pozitiv nga Komisioni Evropian, sidomos në caktimin e datë për fillim të negociatave për anëtarësim.
“Samiti BE-Ballkani Perendimor, në Sofje, pas procesit Brdo-Brioni, do të jetë mundësi e shkëlqyer edhe njëherë të vërtetohet perspektiva evropiane për integrim të plotë të vendeve të Ballkanit Perendimor, sepse vetëm në atë mënyrë do të garantohet paqja, stabiliteti dhe prosperiteti i rajonit tonë, i cili edhe më tej është në varësi të sfidave të gjeostrategjike të sigurisë”, ka thënë Ivanov gjatë takimit me homologun bullgar.
Presidenti bullgar Ruman Radev përveç takimit me homologun e tij Ivanov, me rastin e shënimit të ditës së Ushtrisë bullgare, ka vendosur lule në varrezat e ushtarëve bullgar në Novosellë të Strumicës, ku janë të varrosur 71 luftëtarë, ndërsa të njejtat janë restauruar para 12 vitesh.
“Traditat e mira të Evropës së zhvilluar kërkojnë që shtetet të cilat edhe kanë luftuar njëra ndaj tjetrës, së bashku ti respektojnë të vdekurit e tyre, duke dhënë mesazhe për paqe dhe bashkim. Është e mirë ajo që ky shpirt civilizues gjithnjë e më shumë po zenë vend edhe në Ballkan. Shumë dekada më parë kemi qenë dëshmitare se si përmendore dhe varreza të oficerëve dhe luftëtarëve bullgar, jashtë Bullgarisë, ishin shkatëruar dhe shtrirë përtoke .Sot kohërat janë të tjera, aktivitetet për afrim, dhe aktivitetet e përbashkëta ndërmjet shteteve tona gjithnjë e më shumë po rriten nga të dy anët e kufirit dhe ky është sinjali më i fortë se po shkojnë në drejtimin e duhur” – tha presidenti bullgar, Ruman Radev.
Presidenti bullgar poashtu ka përshëndetur pjesmarrjen e një njësiti të ARM-së në paradën ushtarake në Sofje, në shenjë nderimi të shënimit të Ditës së Ushtrisë bullgare. (Ersan Pajaziti, TVM2)
