VMRO-DPMNE pyet LSDM-në: A është Xhezair Shaqiri këshilltar në Qeveri?

06.05.2018 19:04

VMRO-DPMNE ka pyetur LSDM-së nëse Xhezair Shaqiri i njohur si “Komandant Hoxha”.....

VMRO-DPMNE ka pyetur LSDM-së nëse Xhezair Shaqiri i njohur si “Komandant Hoxha” është punësuar si këshilltar i kryeministrit Zoran Zaev.

Ai tha se nëse fotografitë që janë shpërndarë në opinion janë të besueshme, atëherë qeveria nuk duhet të fsheh informacione të tilla.

“Nëse nuk posedojnë informacione të thjeshta rreth atyre që punojnë në qeveri, atëherë çfarë informacione mund të plasojnë dhe sigurojnë nga Ministria e Transparencës e kësaj qeverie jopopullore. Nëse nuk do të ishte tragjike, do të ishte qesharake”,  deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski. 

Ditëve të fundit janë publikuar fotografi në të cilat Xhezair Shaqiri shihet duke dalur nga qeveria, ndërsa vet Shaqiri në profilin e tij në “facebook” ka konfirmuar mundësinë e angazhimit të tij në qeveri.

Derisa qeveria ende zyrtarisht nuk ka njoftuar për emrimin e Xhezair Shaqirit në postin e këshilltarit.