Shkollat profesionale prezantojnë drejtimet, ofrohen drejtime defiçitare dhe bashkohore

06.05.2018 17:15

Ne prag te regjistrimit te nxenesve te rinj ne shkollat e mesme te vendit per vitin e ri akademik....

Ne prag te regjistrimit te nxenesve te rinj ne shkollat e mesme te vendit per vitin e ri akademik, drejtime të reja profesionale dhe njeherit dhe  atraktive për tregun e punës prezentuan shkollat e Mesme “Marija Kiri Skllodovska” dhe Shkolla e Ndërtimtarisë “Zdravko Cvetkovski” para kalimtarëve të rastit në Çarshine e Vjetër në Shkup.

Maturantët janë shumë pak të njohtuar me drejtimet që ofrohen të cilat janë defiçitare vlerësojnë përfaqësuesit e shkollave sipas të cilëve këto drejtime janë atraktive dhe bashkëkohore në tregun e punës.

“Drejtimet mjekësore janë teknik laborant medicinal, optikë e syve, drejtim teknik I kimisë me crast optika e syve dhe laborantët janë drejtime që ofrohen vetëm në këtë shkollë” – u shpreh Vedat Osmani, Ndihmës Drejtor në SH.M “Marija Kiri”.

 “Drejtimet profesionale sic janë teknik i arkitekturës, ndërtimtarisë, gjeodezisë, enter dizajn i brendshëm. Qëllimi është që të informohen shkupjanët për këto drejtime që posedon shkolla jonë” – tha profesoresha, Manushaqe Ymeri.

Përzgjedhja për të vijuar shkollat profesionale është zgjedhje e duhur thonë nxënësit të cilët vlerësojnë se këto drejtime ofrojnë perspektive për cdo maturant.

 “Është shkollë profesioanel deficitare studimi i gjeodezisë,ndërtimtarisë mundëson që të vijohet fakulteti i ndërtimtarisë apo gjeodoezisë” tha një nxënës.

Arkitektura është shum precise ka shumë rregulla q e bëjnë atraktiv këtë profesion.

Ka drejtime të mira profesorë që punojnë ka laboratore ku ne ushtrojmë.

Shkolla Marija Kiri Sklodovska poashtu organizon për të gjashtën here me rradhë edhe aksionin për dhurimin e gjakut me qëllim të vetëdijsimit të opinionit për rëndësinë e  dhurimit të gjakut që shpëton jetën dhe përparësitë e drejtimeve mjeksore që ofrohen. (Flutura Rahimi – Latifi, TVM2)