New York, shkollat ofrojnë mësim edhe në shqip

06.05.2018 19:13

E përditshmja e njohur amerikane, “New York Post” ka shkruar në shqip “Çkemi Albanian”....

Shkollat në New York ofrojnë mësime në disa gjuhë, por së fundi është vendosur që t’i shtohet për herë të pare kësaj liste edhe gjuha shqipe.

E përditshmja e njohur amerikane, “New York Post” ka shkruar në shqip “Çkemi Albanian”, duke dhënë lajmin se tanimë ofrohet mësim edhe në gjuhën shqipe. Mendohet se janë të paktën 60 mijë shqiptarë që banojnë në shtetin e New York-ut, prandaj është vendosur të ofrohet mësim edhe në gjuhën shqipe.