Pakistan, plagoset ministri i brendëshëm Iqbal
06.05.2018 18:13
Ministri i Brendshëm i Pakistanit, Ahsan Iqbal është plagosur në një sulm me armë zjarri në provincën Punxhab....

Ministri i Brendshëm i Pakistanit, Ahsan Iqbal është plagosur në një sulm me armë zjarri në provincën Punxhab, ku ai ishte duke marrë pjesë në një takim.
Zëvëndësministri i Brendshëm, Talal Chaudhry ka thënë se Iqbal është qëlluar me plumb në dorë, në sulmin në qarkun Narowal.
Ministri është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën, kanë raportuar mediat lokale, duke cituar policinë dhe familjen e minsitrit.
Zyrtar policor kanë thënë se sulmuesi ka përdorur një pistoletë për të qëlluar ministrin nga një distancë rreth 20 metrash. Policia ka arrestuar të dyshuarin i cili besohet se është i moshës 20 vjeçare.
