Deti Mesdhe, shërbimet detare spanjolle shpëtojnë 476 emigrant
06.05.2018 18:47
Të paktën 476 emigrantë u shpëtuan në brigjet jugore të Spanjës....

Të paktën 476 emigrantë u shpëtuan në brigjet jugore të Spanjës pasi u përpoqën të kalonin Detin Mesdhe nga bregu afrikan, njoftojnë shërbimet detare spanjolle.
Shërbimi detar njoftoi se të premten dhe të shtunën shpëtuan migrantët nga 15 anije të vogla. Nuk ka informacione për viktima të mundshme.
Kushtet e mira të motit në këtë zonë kanë shkaktuar një valë të re përpjekjesh për të kaluar Detin Mesdhe.
Çdo vit dhjetëra mijëra refugjatë dhe emigrantë përpiqen të kalojnë Mesdheun në kërkim të një jete më të mirë në Evropë dhe mijëra prej tyre mbyten gjatë përpjekjeve.
