Afganistan, shpërthim në një xhami, 10 të vrarë, 30 të plagosur

06.05.2018 19:55

Një shpërthim në një xhami në lindje të provincës afgane Khost, ka lënë të vrarë të paktën dhjetë persona dhe plagosur 30 të tjerë, kanë thënë zyrtarët.

Bomba ishte vendosur në një tendë që përdorej si qendër për regjistrimin e votuesve, që ishte e vendosur në oborrin e një xhamie.

Nga këshilli provincial, kanë thënë se numri i viktimave mund të rritet. Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm. Muajin e kaluar, nga një sulm me bombë jashtë një qendre për regjistrimin e votuesve në Kabul, u vranë të paktën 57 persona.

Grupi militant, Shteti Islamik kishte marrë përgjegjësinë për këtë sulm. Afganistani po përgatitet për zgjedhjet parlamentare, që pritet të mbahen gjatë këtij viti.