Botë

Vuçiq: Serbia nuk e kontrollon territorin e Kosovës

07.05.2018 13:10

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nuk e sheh aspak të lehtë zgjidhjen e çështjes së Kosovës...

Në një interviste për “Kurir”, Vuçiq ka thënë se të gjithë serbët do të jenë të pakënaqur duke e quajtur këtë situatë të tmerrshme, pasi po merr ofertë pothuajse nga e gjithë bota për ta njohur pavarësinë e Kosovës.

“Ne nuk e kontrollojmë më territorin e Kosovës, tanimë duhet ta kuptojmë këtë gjë. Deri këtu kemi ardhur si rezultat i politikës sonë të keqe në vitin 2004 dhe 2008. Kujtojmë se në vitin 1999 u mposhtëm nga fuqitë më të mëdha botërore”,- ka deklaruar presidenti serb.

Ai ka shtuar se tani Serbia ka një politikë racionale dhe se personalisht mbron politikën e pavarur të Serbisë. Sa i përket ulëses së Kosovës në OKB, Vuçiq ka thënë se nuk dëshiron ta komentojë këtë çështje pasi do të presë të shohë se çfarë posedon plotësisht “marrëveshja historike”. I pyetur pse mendon se është fundi, Vuçiq ka thënë se serbët janë të tillë dhe nuk do të falin të ardhmen dhe paqen e tyre.