Maqedoni

Likovë, 1.6 mln euro për zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit

07.05.2018 15:54

Ministri i ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Sadulla Duraku, sot mori pjesë në vazhdimin e punimeve për zgjerimin e ujësjellësit në tërë territorin e komunës së Likovës...

Për këtë qëllim, nga buxheti i Republikës së Maqedonisë janë ndarë 1.6 milion euro. Ky aktivitet, sipas dinamikës së paraparë, pritet të përfundojë brenda 7 muajve.
 
“Nga buxheti i RM-së janë ndarë 1.6 milion euro për gyp-sjellësin kryesor që do të lidhet nga Sllupçani deri në Vaksincë e Llojan, pastaj pjesa tjetër nga Sllupçani deri në Opajë dhe pjesa tjetër nga Mateçi deri në Nikushtak, që do të thotë me këtë e përmbyllim gyp-sjellësin kryesor të ujësjellësit për vendbanimet e komunës së Likovës. Afati i realizimit të këtij projekti është 7 muaj. Kontrata është bërë dhe firma mund të fillojë të punojë”,- tha ministri i ambientit jetësor, Sadulla Duraku.
 
Edhe 1.4 milion euro do të investohen për ndërtimin e stacionit të filtrimit të ujit, mjete këto të siguruara nga Ministria për transport dhe lidhje, në lartësi prej 1 milion e 80 mijë euro, kurse 390 mijë euro nga buxheti i komunës së Likovës.
 
“Në bazë të koordinimeve si komunë me Ministrinë për transport dhe lidhje, atje të gjitha procedurat administrative janë kryer, kontrata këtyre ditëve do të nënshkruhet për arsye se kanë të drejtë anketimi në bazë të procedurave dhe ligjeve pozitive të RM-së dhe brenda muajit do të fillojë edhe filtër-stacioni në vlerë prej 1.4 milion eurosh. Dua të potencoj se për ujësjellësin e komunës së Likovës në vitin 2018 investohen rreth 3 milion euro”,- theksoi kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi.
 
NEXHAT AQIFI