Hoxha këshilltar i kryeministrit, Zaev: nuk i ndaj qytetarët, nuk kam paragjykime
Qeveria konfirmoi se ish-deputeti dhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Xhezair Shaqiri, është angazhuar si bashkëpunëtor i jashtëm i fushës së sigurisë së brendshme...

Qeveria konfirmoi se ish-deputeti dhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Xhezair Shaqiri, është angazhuar si bashkëpunëtor i jashtëm i fushës së sigurisë së brendshme dhe luftës kundër radikalizmit, për nevojat e Zyrën së kryeministrit.
Shaqiri ka bërë marrëveshje të përkohshme me kohëzgjatje prej një viti, me të ardhura prej 36.000 denarëve, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Duke arsyetuar këtë vendim, kryeministri Zaev potencoi sot se nuk i ndan qytetarët dhe në frymën e konceptit një shoqëri për të gjithë, beson se çdokush mund të ndihmojë.
“Xhezair Shaqiri punon për rrogë, me të cilën besoj se do të përkujdeset për familjen e tij. Shprehim keqardhje që u vonuam me përgjigje për këtë çështje. Unë jam njeri që nuk kam paragjykime. Besoj se ai mund të ndihmojë nëse do të paraqiteshin grupe të caktuara ekstremiste dhe radikale në territorin ku jeton. Ai e njeh terrenin dhe jeton edhe në Shkup”,- theksoi Zaev.
