Shpenzimi i buxhetit nga institucionet, FMN skenon harxhimin e parave të qytetarëve
Këshilli i Buxhetit, i themeluar një muaj më parë në Kuvend....

Këshilli i Buxhetit, i themeluar një muaj më parë në Kuvend, ka për detyrë që në tre vitet e ardhshme të monitorojë shpenzimet e parave nga ana e Kuvendit dhe pas konsultimeve në vend, autoritetet ndërkombëtare monetare do të dalin me rekomandimet dhe masat që duhet të ndërmerren.
FMN po skenon dhe rishikon në detaje transparencën e shpenzimeve të parave të popullit nga ana e institucioneve dhe zyrtarëve publikë. Përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar takuan sot anëtarët e Këshillit buxhetor të Kuvendit, të cilëve iu sugjeruan që të përfshihen në krijimin e buxhetit që në fazën fillestare e jo kur ai iu arrin si propozim nga qeveria.
Por, kryesuesja e këshillit arsyetohet se jo të gjithë deputetët dinë ta lexojnë si duhet buxhetin, meqë nuk vijnë nga sfera e financave.
“Si dobësi nga Kuvendi janë detektuar udhëzimi jopërkatës i të gjithë deputetëve që ta lexojnë buxhetin dhe ta interpretojnë. Por, duhet pasur parasysh se jo të gjithë deputetët janë ekonomistë dhe nuk vijnë nga fusha që mbulojnë ekonominë dhe financat”,- deklaroi kryetarja e Këshillit buxhetor të Kuvendit, Frosina Tashevska-Remenski.
Nga Ministria e Financave theksuan se për një transparencë më të mirë janë bërë 14 ndryshime kryesore, rezultatet e të cilave pritet të shihen në muajt në vazhdim. (Sedat Selimi, TVM2)
