ShVL-UÇK: Nuk duam privilegje, por trajtim adekuat
ShVL-UÇK i është drejtuar me një kërkesë sot përmes ambasadave respektive....

ShVL-UÇK i është drejtuar me një kërkesë sot përmes ambasadave respektive, ShBA-ve dhe Bashkimit Europian, prej të cilëve kërkon që të angazhohen që familjet e dëshmorëve, martirëve dhe të plagosurve të luftës së 2001-it, të kenë të njëjtin trajtim si pala ndërluftuese.
“Në emër të veteranëve të UÇK-së, invalidëve, familjarëve të të rënëve nën emblemën e UÇK-së, nga kjo shoqatë kërkojnë që kërkesa e tyre legjitime të merret parasysh. ShVL thotë se do t’u dërgojë ambasadave të dhënat e sakta për numrin e të rënëve për çështjen shqiptare në IRJM, të invalidëve të luftës, të masakruarve, të rrëmbyerve të gjetur e të pagjetur, të cilët janë mandatarë të gjuhës shqipe, flamurit, të emrit adekuat të shtetit, shkollimit barazisë e të ardhmes europiane. Nuk duam privilegje e as dëmshpërblime, pasi asnjë dëmshpërmblim nuk mbulon sakrificën sublime të heronjve e familjeve të tyre, por duam trajtim adekuat sikurse pala ndërluftuese”,- thuhet në reagimin e ShVL-UÇK-së.
