Angjushev: “Jugohrom” nuk do të hapet pa vendosjen e filtrave

07.05.2018 19:03

“Jugohrom” nuk do të hapet pa vendosjen e filtrave, është decid zëvendëskryeministri...

“Jugohrom” nuk do të hapet pa vendosjen e filtrave, është decid  zëvendëskryeministri për çështje të ekonomike, Koço Angjushev, gjatë vizitës në një kompani në Tetovë.

Sipas tij, qeveria e Maqedonisë nuk e ka problem për dhënien e lejes për punë, por së pari drejtuesit e kombinatit duhet t’i plotësojnë kushtet dhe duhet të vendosin filtrat. Shteti nuk mund të ndihmojë me para një kompani private, ndihma e vetme që mund t’i bëjmë “Jugohromit” është gjetja e një zgjidhjeje mes bankave dhe kompanisë, që të sigurojnë mjete për vendosjen e filtrave, sqaroi Angjushev.

“Ne gjithë kemi dëshirë që “Jugohromi” të punojë. Ne si qeveri  bëmë gjithçka që ta inkurajojmë pronarin e “Jugohromit” që të vejë filtrat, sepse e dini sa e ndjeshme ishte tema e ndotjes që bënte “Jugohromi”. Në këtë drejtim, ne sot mund t’i japim leje “Jugohromit” të punojë pa filtra, por nuk është ky qëllimi. Qëllimi është që të vendosen filtrat, pra të kujdesemi edhe për ekonominë, por edhe për shëndetin e banorëve. Unë do i takoj punëtorët, kam caktuar takim edhe me drejtuesit e kombinatit. Bisedojmë intensivisht me bankat, sepse ne si shtet mund t’i inkurajojmë edhe t’i ndihmojmë me masat që i sollëm me ligjin, sepse shteti nuk jep dot para në firma private pa bazë”,- tha zëvendëskryeministri për çëshjte ekonomike, Koço Angjushev.

“Jugohromi” ndërpreu punën para dy vitesh, pas protestave dhe kërkesave të shumta nga banorët, që ky kombinat të mbyllet deri sa t’i plotësojë standardet për punë. Edhe përkundër premtimeve, sot e kësaj dite punët për vendosjen e filtrave kanë mbetur në fazën e parë. (Visar Sadiki, TVM2)