Në ujrat e lumit Lepenc gjendet trupi i pajetë i policit të dytë, Armend Trena
07.05.2018 20:00
Pas kërkimit nëntë ditor, Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës....

Pas kërkimit nëntë ditor, Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka njoftuar se ka gjetur trupin e pajetë, të policit të dytë Armend Trena, në lumin Lepenc.
Sipas njësitve të kërkim shpëtimit të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Emergjenca trupi i Trenës është gjetur sot në orën 16:50, në kilometrin e 6-të në hyrje të Hanit të Elezit nga vend i aksidentit në lumin Lepenc.
Policët Armend Trena dhe Malsor Dashi kishin rënë më 28 prill në lumin Lepenc, teksa po udhëtonin me veturën zyrtare në magjistralen Hani i Elezit-Kaçanit.
Trupi i pajetë i policit Malson Dashit është gjetur nga ekipet e zhytësve dhe vullnetarëve më 3 maj.
