Botë

Italia drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

08.05.2018 10:01

Pas dështimit të raundit të tretë të bisedimeve me presidentin e vendit...

Pas dështimit të raundit të tretë të bisedimeve me presidentin e vendit, partitë politike në Itali nuk arritën një marrëveshje për formimin e qeverisë së re. Në këtë pikë, kreu i shtetit Serxho Mattarella dha dy alternativa për t’i dhënë fund ngërçit politik më shumë se dymujor.
 
“Le ta zgjedhin vetë partitë, sipas vullnetit të tyre të plotë në parlament, ose një qeveri garancie dhe neutrale me mandat deri në dhjetor, por e gatshme të dorëhiqet në çdo moment në rast se formohet një shumicë, apo zgjedhje të jashtëzakonshme në korrik ose në vjeshtë.”
 
Skenari më i mundshëm është ai i zgjedhjeve të jashtëzakonshme më datë 8 Korrik.
 
“Për ne nuk ka asnjë problem. Ia kam thënë edhe Salvinit, mund të shkojmë në zgjedhjet në datën e parë të mundshme, më 8 korrik”, tha Luigi Di Maio.
 
Kreu i 5 Yjeve, Luigi Di Maio propozoi një kandidature të tretë duke kërkuar aprovimin e Mattero Salvinit. Ndërsa ky i fundit këmbëngul për një qeveri të drejtuar nga qendra e djathtë./Tv Klan