Botë

Afganistan, mbi 83 mijë të zhvendosur këtë vit

08.05.2018 12:13

Konflikti në Afganistan ka detyruar mbi 83 mijë persona që të largohen nga shtëpitë e tyre, që prej fillimit të këtij viti...

Konflikti në Afganistan ka detyruar mbi 83 mijë persona të largohen nga shtëpitë e tyre që prej fillimit të këtij viti, thuhet në një raport të Zyrës për Koordinim të Çështjeve Humanitare të Kombeve të Bashkuara.

Në këtë raport thuhet se në total gjatë këtij viti 83,345 janë larguar nga shtëpitë e tyre, si pasojë e konfliktit dhe vetëm javën e kaluar 19,800 persona janë detyruar të zhvendosen.

Vitin e kaluar, mbi 445 mijë afganë ishin detyruar të zhvendosen si pasojë e konfliktit.

Përveç me talibanët, forcat e sigurisë afgane po luftojnë edhe me militantët e “Shtetit Islamik”, të cilët kanë nën kontroll territore në veri të vendit dhe vazhdimisht kryejnë sulme në kryeqytetin Kabul.