EKONOMI

Rebalanci do të sigurojë realizim të projekteve

26.07.2014 19:05

Bëhet fjalë për mini-rebalanc, i cili arrin rreth 2 për qind nga të ardhurat dhe shpenzimet e përgjithshme......

Qeveria në seancën mbrëmshme ka miratuar rebalancin e Buxhetit dhe e dorëzoi deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë.

Bëhet fjalë për mini-rebalanc, i cili arrin rreth 2 për qind nga të ardhurat dhe shpenzimet e përgjithshme.

Këtë e theksoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave Zoran Stavreski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës së sotme në Kratovë, ku u i kontrolloi punët ndërtimore në ortekun në dalje nga Karatova drejt Probishtipit.

Ai theksoi se rebalanci bëhet që të harmonizohet dinamika e realizimit të shpenzimeve e cila, siç tha, “ishte më e mirë nga parashikimet posaçërisht në pjesën e infrastrukturës, me dinamikën e anës së shpenzimeve”.

Këtë hapësirë theksoi do ta shfrytëzojmë për plotësimin e mjeteve prej rreth 2 miliardë e 43 milionë denarëve me të cilat, shtoi, do të sigurohet ndërtim më intensiv i Koridorit 10, ndërsa do të ketë edhe mjete shtesë edhe në pjesën e të ardhurave sociale.

Ai ka theksuar se rebalanci i Maqedonisë edhe më tej do të mbetet në zonën e stabilitetit fiskal dhe do të sigurojë realizim papengesë të të gjitha projekteve të parapara në Programin e Qeverisë.

Ai theksoi se për dallim prej disa vendeve, nga Serbia dhe Portugalia të cilat e ulën pagën për 10 për qind, në Maqedoni jo vetëm që nuk ka ulje të pagave dhe pensioneve, por përkundrazi paga e tetorit e administratës publike do të rritet për 5 për qind siç u paralajmërua, ndërsa pas Viti të Ri do të vijojë edhe rritje e pensioneve.