Botë
Pamjet dramatike, uji hyn në anijen me pasagjerë
08.05.2018 15:42
Pamjet dramatike të një anijeje lundrimi janë publikuar në YouTube, ku shihet se si korridoret dhe kabina fillojnë e mbushen me ujë, njëjtë si në filmin e Titanikut...

Në video shihet stafi duke u përpjekur të zbrazë me kova ujin që hyn në anije.
Mësohet se mjeti lundrues udhëtonte nga New Orleans në Karaibe dhe shumë pasagjerë duhej të largoheshin shpejt nga kabina për shkak të dështimit të sistemit.
Kompania e lundrimit ka njoftuar se do të rimbursojë vlerën e udhëtimit për udhëtarët.
