Edhe një person infektohet nga listeria
Edhe një qytetar 48 vjeçar nga Tetova është shtruar në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup, pasi analiza bakteriologjike përcaktoi praninë e bakterit të rrezikshëm Listeria....

Edhe një qytetar 48 vjeçar nga Tetova është shtruar në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup, pasi analiza bakteriologjike përcaktoi praninë e bakterit të rrezikshëm Listeria.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, pacienti tani është në gjendje të qëndrueshme dhe sëmundja po kalon pa komplikime.
Me reagim për ngjarjet, doli sot LSDM-ja. Goce Çakaroski tha se fajtori më i madh për paraqitjen e infeksionit, janë institucionet përgjegjëse që reaguan me vonesë ndaj bakterit.
Pohimeve të tilla të LSDM-së iu përgjigj ministri Nikolla Todorov. Ai tha se rasti do të zbardhet tërësisht, dhe ndaj fajtorëve, do të merren masa përgjegjësie. Deri tani nga bakteri Listeria në klinikat në Shkup janë pranuar 7 pacientë, 4 prej të cilëve humbën jetën.
