Duma ruse, Medvedev rizgjidhet kryeministër i Rusisë
Duma shtetërore e Rusisë rizgjodhi edhe për një mandat kryeministrin, Dmitry Medvedev....

Duma shtetërore e Rusisë rizgjodhi edhe për një mandat kryeministrin, Dmitry Medvedev, një ditë pasi presidenti, Vladimir Putin, kërkoi që ai të vazhdojë të qëndrojë në këtë pozitë.
Putin, i cili të hënën u betua për mandatin e katërt presidencial, e dorëzoi nominimin e tij në Dhomën e Ulët të Parlamentit, vetëm pak orë pas inaugurimit të tij formal.
Duma dominohet nga partia e Putinit "Rusia e Bashkuar" dhe Medvedev është udhëheqës i saj.
Me Kushtetutën e Rusisë, qeveria është e detyruar të japë dorëheqje kur fillon mandati i ri presidencial. Kryeministri është zyrtari numër dy në hierarkinë ruse. Ai mban përgjegjësi për ekonominë, ndërsa i përgjigjet presidentit.
