Eurosong 2018, Shqipëria me këngën “Mall” në finale

08.05.2018 23:59

Ka përfunduar nata e parë gjysmëfinale e festivalit europian Evrovizion 2018....

Fatkeqësisht, Maqedonia nuk arriti të kualifikohet për në finalen e madhe edhe pas interpretimit të këndshëm nga grupi “Eye Cue Lost and Found”. 
 
Ndërkohë, kënga “Mall” e interpretuar nga Eugent Bushpepaariti hyri në listën e 10 finalistëve, të cilët arritën që të kualifikohen për në finalen e madhe.
 
Eugent Bushpepa dhe Eleni Fuereira janë dy shqiptarët të cilët patën një përfaqësim shumë dinjitoz, e ne si shqiptarë na bënë shumë krenarë. Urojmë që të kenë sukses dhe të shtunën në finalen e madhe Eurosong 2018.