Maqedoni

Mot me vranësira të ndryshueshme, pasdite mot me shi dhe bubullima

09.05.2018 09:02

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme....

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme lokale dhe bubullima, posaçërisht në pjesët jugore të vendit.
 
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 8 deri më 16 gradë celsius, kurse gjatë ditës nga 21 gradë deri më 27 gradë.
 
Në Shkup do të mbaj mot me vranësira të ndryshueshme. Paradite do të ketë kushte për reshje lokale të shiut. Temperatura do të sillet prej 14 deri më 25 gradë Celsius.