Botë
Siri, ushtria izraelite kryen sulm ajror
09.05.2018 10:46
Media shtetërore e Sirisë ka njoftuar për një sulm ajror izraelit në një bazë të ushtrisë në jug të Damaskut....

Agjencia e lajmeve “Sana” tha se mbrojtja ajrore e Sirisë ka rrëzuar dy raketa të Izraelit në rajonin Kisvah. “Sana” nuk raportoi për viktima, por Vëzhguesi sirian i të Drejtave të Njeriut, grup që monitoron luftën në Siri, tha se së paku nëntë ushtarë pro-qeveritarë janë vrarë, në mesin e tyre forca të mbështetura nga Irani.
Izraeli nuk i komentoi raportet, por më herët ka thënë se synon të ndalojë "forcimin" ushtarak të Iranit në Siri. Irani ka mbështetur Qeverinë e Sirisë gjatë luftës civile shtatëvjeçare në këtë vend, duke dërguar qindra këshilltarë ushtarakë dhe mijëra militantë.
