Botë
Marrëveshja bërthamore me Iranin, Fuqitë kërkojnë të shpëtojnë marrëveshjen pas daljes së SHBA
09.05.2018 11:12
Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania mbeten të përkushtuara ndaj marrëveshjes bërthamore me Iranin, shkruan BBC...

Mësohet se të tre superfuqitë botërore do të punojnë me të gjitha palët e mbetura.
Fuqitë perëndimore i kanë bërë thirrje SHBA-ve të mos pengojnë zbatimin e marrëveshjes.
Nënshkruesit e tjerë të marrëveshjes së vitit 2015, Rusia dhe Kina kanë deklaruar gjithashtu mbështetjen e tyre.
Irani thotë se po punon për të shpëtuar marrëveshjen, pa përfshirjen e SHBA.
Presidenti iranian Hassan Rouhani tha të premten se: "Kam urdhëruar ministrinë e Jashtme të negociojë me vendet evropiane, Kinën dhe Rusinë javët e ardhshme".
Marrëveshja e 2015 frenoi aktivitetet bërthamore të Iranit në këmbim të heqjes së sanksioneve nga OKB, SHBA dhe BE./Ora News
