Maqedoni
“Lagja e trimave”, tre vite nga përleshja e armatosur
09.05.2018 11:57
Para tre vitesh, në ditën e sotme, banorët e Lagjes së Trimave në Kumanovë...

Para tre vitesh, në ditën e sotme, banorët e Lagjes së Trimave në Kumanovë u zgjuan nga krismat e përleshjes së armatosur, ku si pasojë humbën jetën 8 policë, ndërsa mbetën të vranë 10 anëtarë të grupit të armatosur.
Lidhur me këtë rast, për veprën penale terrorizëm, u akuzuan 38 persona, prej të cilëve në procesin gjyqësor 4 janë liruar, 8 u dënuam me burgim të përjetshëm, ndërsa të tjerët me 746 vjet burg. Procesi gjyqësor vazhdon në instancat më të larta gjyqësore, ndërsa, sipas palës mbrojtëse, ky proces është zhvilluar me shumë mangësi.
Palës mbrojtëse iu refuzuan mbi 50 dëshmitarë, në mesin e të cilëve kishte emra të njohur të përfaqësuesve politikë dhe funksionarëve shtetërorë. Dëshmitar i vetëm i pranuar nga ana e trupit gjykues ishte Shenasi Mehmeti, i punësuar në Agjencinë e inteligjencës, që supozohet të jetë dëgjuar në bisedat e përgjuara me disa nga pjesëtarët e grupit. Por, i njëjti nuk u lejua të dëshmojë nga Agjencia për inteligjencë me arsyetimin se bëhet fjalë për sekrete shtetërore.
37 të akuzuarit në të gjitha 80 seancat gjyqësore, ngjarjet e 9 dhe 10 majit në Lagjen e Trimave, i kanë cilësuar si një kurth nga ana e disa personave nga Maqedonia. Të gjithë të akuzuarit vazhdimisht kanë thënë se arsyeja e ardhjes së Maqedoni ishte për t’i mbrojtur të drejtat e shqiptarëve dhe asnjëri nuk kishte ardhur për para, apo terrorizëm. Po ashtu pati dyshime se Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj u ekzekutuan pas arrestimit.
