Maqedoni

Komuna e Strumicës demanton kryetarin e VMRO-së, Mickovskin

09.05.2018 13:12

Komuna e Strumicës ka reaguar ndaj konferencës së djeshme për shtyp të liderit të VMRO-së, Hristijan Mickoskit....

Në reagim, komuna thotë se me përgjegjësi të madhe demantojnë thashethemet për përplasje interesash, të dala në opinion nga Mickoski.

Komuna sqaron se parcela në fjalë i është shitur personit fizik, Sashko Bërndevskit, përmes ankandit elektronik dhe në mënyrë transparente, si edhe ndryshimi i investuesit është bërë gjithashtu në mënyrë të rregullt. Sipas tyre, Mickoski synon diskreditimin e kësaj komune dhe njollosjen e ish-kryetarit, tani kryeministër, Zoran Zaev.