Formula 1

Ricciardo deri te fitorja në Çmimin e Madh të Hungarisë

27.07.2014 17:02

Daniel Ricciardo është fituesi i garës për Çmimin e Madh të Hungarisë, e mbajtur në shtegun Hungaroring.

Daniel Ricciardo është fituesi i garës për Çmimin e Madh të Hungarisë, e mbajtur në shtegun Hungaroring. Australiani 25 vjeç, deri te fitorja e tij e dytë sivjet dhe në karierë, erdhi me një vozitje të shkëlqyeshme dhe dy kalime fantastike me Red Bullin e tij në fund të garës.

Së pari Hamilton, e më pas edhe Alonso, nuk patën mundësi të ndalojnë Ricciardon e furishëm, që pas tejkalimeve fantastike, deri te fitorja mëse e merituar erdhi me kohë prej 1 orë, 53 minuta e pesë sekonda.

Rezultat të mirë arriti edhe Fernando Alonso me Ferarin, që u ngjit në piadestal nga pozita e dytë, ndërsa Lewis Hamilton, voziti një garë tjetër që do ta mbaj mend gjatë kohë.

Pasi javën e kaluar I nisur nga pozita e 20-të, u ngjit në vendin e tretë, britaniku i shkëlqyeshëm, edhe njëherë u ndal në këtë pozitë, edhe ate pasi garën e sotme e nisi nga fundi, më saktësisht nga pit line.

Në pozitën e katërt, pas tij, u ndal kolegu I Hamiltonit nga Mercedesi, lideri në plasmanin e përgjithshëm, Nico Rosberg. Gjermani, me 12 pikët e fituara sot, vazhdon të prijë me renditjen, me 202 pikë të tubuara, 11 më shumë se Hamilton. Ricciardo, me 25 pikët e reja, tani ka 131 në pozitën e tretë.

Në plasmanin e konstruktorëve, Mercedesi vazhdon të jetë i pakompromis dhe prinë me 393 pikë të tubuara. Pas kësaj gare, pason një pauzë prej pothuajse një muaji në Formula 1, me ç`rast gara e ardhshme në program do të jetë me 24 gusht, ajo për Çmimin e Madh të Belgjikës.

MUSTAFA ADEMI