Këshilli për zhvillim të barabartë rajonal, Qeveria financon 104 projekte për Zhvillim
Gjithsej 104 projekte do të financohen përmes programit të balancuar për zhvillim të barabartë rajonal....

Gjithsej 104 projekte do të financohen përmes programit të balancuar për zhvillim të barabartë rajonal me vlerë prej 4.5 milionë euro.
Zëvendëskryemnistri i anagazhuar për çëshjte ekonomike, Koço Angjushev, pas mbledhjes së Këshillit për zhvillim të balancuar rajonal, tha se për dallim nga viti i kaluar, Qeveria ka ndarë 57 përqind më shumë mjete për këtë vit.
Duke treguar për dedikimin e këtyre mjeteve, ai tha se më shumë fonde këtë vit janë ndarë për rajonin verilindor si më pak i zhvilluar, apo më konkretisht 45 milion denarë, kurse më pak, apo 25 milionë denarë, do t’i ndahen rajonit të Shkupit si më i zhvilluar.
“Qeveria ndau 57 përqind më tepër mjete në krahasim me vitin e kaluar për zhvillim rajonal të barabartë apo ndryshe thënë 279,3 milionë denarë. Dua të them që këta janë vetëm një pjesë e këtyre mjeteve tek të cilat do të kemi kudjes që të shpenzohen për zhvillim rajonal vërtetë të barabartë. Mjetet kryesore që janë në shtet për zhvillim rajonal të barabartë janë në investimet kapitale. Dhe është shumë e rëndësishme që ato 400 milionë denarë që janë në buxhet të jenë të shpërnadara barabasisht në të gjithë territorin”,- deklaroi zëvendëskryeministri për çëshjte ekonomike, Koço Angjushev.
FAZLIU: QEVERIA TREGOI VULLNET PËR TË RRITUR FONDET
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu, tha se me rritjen e fondeve për këtë vit, Qeveria ka treguar një vullnet të fortë politik për mbështetje të zhvillimit rajonal të barabartë.
“Me rritjen e fondeve për zhvillimin e balansuar rajonal për 100 milionë denarë në buxhetin e vitit 2018, apo më saktësisht me mbi 50 përqind krahasur me vitin e kaluar, Qeveria tregoi vullnet politik të fortë për mbështetje të fuqishme dhe stimulim të zhvillimit rajonal lokal dhe të barabartë. Tendeca është të rritet volumi i fondeve për çdo vit, duke krijuar një sistem të kordinatorëve dhe duke monitoruar kështu shpërndarjen e këtyre fondeve”,- theksoi ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhej Fazliu.
Fazliu shtoi se projektet të cilat do të financohen do të kenë për qëllim zhvillimin e rajoneve, fshatrave dhe zonave me nevoja më të veçanta zhvillimore. (Zekirja Mexhiti, TVM2)
