Futboll

Guinnes International Champions Cup: Triumfojnë Manchester United dhe Interi

27.07.2014 17:07

Dita e dytë e garimit në turneun prestigjioz Guinnes International Champions Cup, kaloi me fitore të Manchester Junajtidit dhe Romës

Dita e dytë e garimit në turneun prestigjioz Guinnes International Champions Cup, kaloi me fitore të Manchester Junajtidit dhe Romës, por para se gjithash, do të mbahet mend me golat e shkëlqyeshëm të Gereth Bejllit dhe Miralem Pjaniçit. 
 
Manchester United dhe Roma kanë dhuruar spektakël dhe gola në ndeshjen mes tyre të vlefshme për grupin A, me ç`rast në fund, ishte skuadra e drejtuar nga Louis van Gaal ajo që triumfoi me rezultatin 3-2. 
 
Ndeshja nisi mirë për verdhekuqtë e Rudi Garcias, por Destro dhe Uçan nuk arritën të shfrytëzonin dy raste shumë të mira për shënim dhe në fundin e pjesës së parë, Roma u “zhduk” nga fusha dhe anglezët përfituan për të shënuar tre herë. 
 
Dy gola të Rooney dhe një i Mata, në nëntë minuta lojë i dhanë një avantazh të thellë Manchesterit. 
 
Por, në pjesën e dytë italianët u kundërpërgjigjën duke shënuar dy herë. Një gol i mrekullueshëm nga mesfusha e tij, nga 60 metra i Miralem Pjaniçit dhe një tjetër nga kapiteni Francesco Totti me 11-metërsh, shkurtuan diferencën, por këto gola nuk mjaftuar për të barazuar rezultatin.
 
Në sfidën tjetër të grupit A, në praninë e 60 mijë spektaktorëve në Californi, Interi mundi Realin e Madridit me penallti, pasi koha e rregullt u mbyll 1-1. 
 
Mbretërit, kaluan të parët në avantazh, në minutën e 10, me një gol maestral nga distance të Gareth Bale, ndërsa zikaltërit, u kundërpërgjigjën me 11 metërshin e ekzektuar nga Ikardi në pjesën e dytë. 
 
Më pas, nga pika e bardhë madrilenët gabuan tre herë, ndërsa zikaltërit dy, duke mbyllur ndeshjen me rezultatin 4-3 dhe duke fituar dy pikë, ndërsa Reali vetëm një.