Rama dhe Ruçi, vendeve skeptike u kërkojnë datën për bisedime

09.05.2018 19:06

Në Ditën e Europës, kryeministri Rama u është drejtuar tre vendeve skeptike...

Në Ditën e Europës, kryeministri Rama u është drejtuar tre vendeve skeptike, Francës, Holandës e Gjermanisë, duke u kërkuar që në 28 qershor të hapin negociatat për Shqipërinë, si një detyrim ndaj këtij vendi.

Kryeministri ironizoi një grup deputetësh holandezë që ishin në Tiranë të hënën dhe që thanë se Shqipëria nuk është gati të hapë negociatat.

Duke u ndalur në të njëjtin argument, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, deklaroi se deklaratat e deputetëve holandezë dy ditë më parë për shqiptarë të inkriminuar, nuk qëndrojnë, pasi kriminalitetin dhe drogën shqiptarët e gjetën mes europianëve.

Ndërkohë, grupi Parlamentar i Partisë Socialiste protokolloi në Kuvend një rezolutë me 12 pika, ku kërkohet hapja e negociatave dhe punë më e thellë nga qeveria për reformat. (Luljeta Ndoka, TVM2)